07:32 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Dashi

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe të matur. Nuk do ju mungojë asnjë çast as organizimi. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë shumë e këndshme. Do dashuroheni pa dorashka dhe çdo gjë që do keni në zemër do ja thoni partnerit. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do hidhni hapa për të cilat do pendoheni shpejt. Në punë do keni nevojë për më shumë kohë për të arritur atje ku ju është kërkuar. Për fat shefat do ju kuptojnë dhe nuk do ju sforcojnë. Financat do jenë të privilegjuara në çdo moment kështu që bëjini pa frikë investimet që keni menduar.

Demi

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Gjatë kësaj dite do doni të analizoni gjithçka para se të veproni dhe kjo do ju mbajë larg problemeve. Ju të dashuruarit do i shtoni edhe më shumë dozat e fantazisë kështu që jeta në çift do jetë më interesante dhe më entuziaste. Për asnjë moment nuk do ju lindin mosmarrëveshje. Ju beqarët do ndiheni më të çliruar për të joshur atë që pëlqeni dhe ka mundësi t’ia arrini qëllimit. Sipas Dritare.net, në punë mund të bëni edhe disa gabime të vogla, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Nga mesdita e më tej çdo gjë do ju realizohet sipas planeve. Buxhetin do e mbani më tepër nën kujdes dhe gjendja do jetë goxha e kënaqshme.

Binjakët

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Planetët nuk do jenë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund t’iu dalin pengesa. Mes ju të dashuruarve do ketë disa incidente të vogla, por pas një periudhe reflektimi do e kuptoni se keni gabuar dhe do kërkoni falje. Ju beqarët ka mundësi të filloni aventura të jashtëzakonshme të cilat do iu bëjnë ta dashuroni akoma më tepër jetën. Në punë do keni ide më të mira dhe nuk do ju mungojë as guximi. Do merrni përgjegjësi të reja dhe do ju shkoni gjërave deri në fund. Buxhetin menaxhojeni me sa më shumë kujdes dhe maturi sepse vetëm kështu situata do mbetet e mirë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Ditë shumë e rëndësishme do jetë kjo e sotmja për ju. Do reflektoni me shumë kujdes për gjithçka. Falë ndikimit të Neptunit jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jetë shumë e këndshme. Do dashuroheni ashtu si do e ndieni dhe nuk do lindë asnjë lloj problemi. Ju beqarët do futeni në një etape të re të jetës suaj, e cila do ju pëlqejë shumë më shumë nga sa e kishit menduar. Në punë do jeni më autoritarë dhe më të sigurt në vetvete. Tashmë mund të pranoni edhe të negocioni me kolegët. Në planin financiar gjendja do jetë më e mirë, megjithatë prisni edhe pak kohë para se të bëni investime të tejskajshme.

Luani

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Ka shumë mundësi të mos tregoheni realistë gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gjëra të gabuara. Ju të dashuruarit do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe situata në disa momente mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Do e bëni tjetrin të ndihet keq, por as vete nuk do jeni të qetë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën. Në punë do jeni luftarakë dhe mund të arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Mund të pranoni edhe misione që dikur iu janë dukur të vështira. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe situata do ketë goxha përmirësime.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Do ndiheni më të çliruar gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gjëra të pamenduara mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë elektrizuese. Në shumë momente do debatoni ashpër edhe për gjera pa vlerë dhe do bini në mendime të thella. Ju beqarët do keni plot takime, por asnjë nga personat nuk do iu tërheqë aq shumë sa për të filluar një lidhje. Në punë do bëni gabim nëse do ngulni këmbë kot për një gjë që edhe ju e dini se është e gabuar. Keni për t’i prishur shumë punë vetes. Në planin financiar gjendja do jetë goxha më e mirë pas gjithë përpjekjeve dhe masave strikte që keni marrë.

Peshorja

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Gjatë kësaj dite do merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë jetën. Ju të dashuruarit, në orët e para mëngjesit do ndiheni të qetë ju të dashuruarit, por pas mesdite situata do tej mase. Do mësoni disa gjëra të gabuara që ka bërë partneri dhe do debatoni shumë ashpër me njëri-tjetrin. Ju beqarët prisni edhe pak për të kërkuar dashurinë sepse sot nuk është aspak momenti i përshtatshëm. Sipas Dritare.net, në punë do ju dalin sfida të mëdha për të kaluar. Përgatituni shpirtërisht dhe në raste rreziku kërkoni ndihmë nga kolegët që iu besoni. Në planin financiar do jeni me shumë fat.

Akrepi

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Komunikimi do lerë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Do keni probleme të vazhdueshme dhe nuk do ndiheni te qetë. Për ju të dashuruarit do ketë stuhi të fuqishme dhe në disa momente do mendohet edhe një ndarje e përkohshme. Asnjeri nga të dy nuk do hapë rrugë. Ju beqarët as nuk do duan te bëjnë ndryshime te statusit sepse edhe ashtu si janë ndihen mire e te përmbushur. Në punë do jeni paksa të paduruar dhe mund të bëni gjëra të gabuara. Planetët nuk do i keni në krah dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Marsi do jete planeti qe do ua favorizojnë financat. Do ju dalin para edhe për te hequr mënjanë edhe për te shpenzuar.

Shigjetari

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Gjatë kësaj dite do keni një jetë sociale goxha të mirë dhe të gjithë do ju ndihmojë të arrini ato që doni. Për ju që jeni në një lidhje dhe deri më tani keni pasur një jetë të qetë, gjërat edhe sot do ecin mirë. Ju që keni kohë që debatoni dhe ankoheni, mund të vendosni për ndarje përfundimtare. Ju beqarët do jeni tej mase kërkues dhe nuk do ndihen gati për të hedhur hapa me ata që do takoni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe falë bashkëpunimit me disa kolegë mund të arrini shumë më lart. Nëse ju bëhen propozime mendojini njëherë para se të jepni përgjigje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por më mirë mundohuni t’ia dilni me aq sesa të merrni hua.

Bricjapi

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Urani dhe Marsi do ju vënë nën presion gjatë kësaj dite dhe në shumë momente nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit do keni disa debate të vogla me partnerin tuaj, por ato do bëjnë me shumë zhurmë sesa do sjellin probleme. Në pasdite gjendja do jetë më e mirë. Ju beqarët nuk do doni të bëni asnjë ndryshim në statusin e tyre sepse pranë miqve do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Në punë do e përmirësoni marrëdhënien me kolegët dhe me shefat dhe gjërat do ju ecin më së miri. Po ta kishit bërë më parë këtë gjë do kishit më shumë përfitime. Buxheti do fillojë të ketë disa përmirësime të vogla të cilat shumë shpejt do ju lejojnë të bëni investimet e menduara.

Ujori

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Sido që të vijnë gjërat mirë është që sot të mos merrni vendime të nxituara. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft premtuese. Partneri do ju gjendet gjatë gjithë kohës pranë dhe do ua plotësojë çdo dëshirë që do keni. Nëse jeni beqarë do merrni deklarata të forta dashurie dhe do jeni gati të hidhni hapa të mëdha. Në punë çdo gjë do shkojë si e kishit menduar. Do jeni të organizuar dhe mjaft të saktë me gjithçka. Të ardhurat do jenë goxha të majme, por për shkak të shpenzimeve të pamenduara gjendja mund të pësojë tronditje në mbrëmje.

Peshqit

Horoskopi i datës 15 maj 2020

Gjatë kësaj dite do ju dalin pengesa e vështirësi dhe në shumë momente do jeni si në ajër. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë e qëndrueshme. Herë pas here nuk do jeni në humor dhe mund të keni edhe debate. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të personit të duhur, por nuk është e sigurt nëse do jeni me fat. Gjatë kësaj dite do jeni mjaft kreativë dhe praktikë. Idetë do i keni të qarta dhe do guxoni shumë. Në planin financiar do jeni të palogjikshëm dhe mund të hidhni hapa të nxituara për të cilat do pendoheni shpejt. Gjithmonë duhet menduar edhe e ardhmja.