Hoteli luksoz ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës, pamje nga brenda dhe çmimet

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Spanjë, saktësisht në qytetin e Sevillas dhe janë sistemuar në hotel.
Ekipi ka arritur rreth orës 17:30. Lojtarët janë vendosur në hotelin “Melia Lebreros”, shkruan Indeksonline.
Ky hotel është me 4 yje dhe ndër më të mirit në qytetin e Sevillas. Çmimi standard për një dhomë të thjeshtë për dy persona është 94.25 dollarë nata.


Ndërsa “Junior Suite” kushton 159 dollarë për një natë, por me shërbimet tjera, mund të shkoj në 204 dollarë.



Kombëtarja e Kosovës të mërkurën do të luaj kundër Spanjës, ndeshje e vlefshme për Kualifikimet në Kampionatin Botëror./Indeksonline/




