11:06 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoti: AAK e Nisma duhet ta ndalin Thaçin të dialogoj, ose do ta bëjnë qytetarët

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se presidenti duhet të ndalet nga Kuvendit për të dialoguar me Serbinë, pasi nuk ka mandat, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, presidenti Thaçi e ka sjell vendin në pozitën më të keqe në marrëdhëniet me jashtë këto 10 vitet e fundit.

Më poshtë postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Askush nuk ka mandat te dialogoje per territorin e Kosoves, nderkaq Thaci nuk ka mandat as te zhvilloje dialog me Serbine. Ai duhet te ndalet nga Kuvendi ose nga qytetaret kunder ketyre skemave per te minuar shtetesine e Kosoves.

Nje kryeminister i dobet politikisht, qe merret vetem me pune te brendshme per interesa te ngushta politike dhe me popullizem te demshem per stabilitetin ekonomik dhe social te vendit, e ka sjelle Kosoven ne poziten me te keqe ne marredheniet me jashte ne dhjete vite si shtet i pavarur.

Skena politike duhet te jete e unifikuar ne veprime, e jo vetem ne deklarime, per ta ndalur Thacin te hyje ne pazare per Kosoven. Opozita sot eshte e unifkiuar ne veprime. AAK dhe Nisma duhet te tregojne vendosmeri per ta ndalur Thacin permes Kuvendit duke e mbeshtetur rezoluten e opozites. Ndryshe qytetaret do ta ndalin ate permes shprehjes se refuzimit masiv, por atehere AAK dhe Nisma do te bartin pergjegjesine para qytetareve njesoj sikurse PDK. /Indeksonline/