12:40 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi – interes jetik për Kosovën

I mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvend, theksoi se sa i përket dialogut me Serbinë, beson se dialogun midis autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve është interes jetik i Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës do ta respektojnë në plotëni Kushtetutën e Kosovës gjatë këtyre bisedimeve. Dailogu do të bazohet në objektivat e qarta që duhet të arrihen nga kjo marrëveshja përfundimtare si dhe tranprancë e nevojshme që duhet të raportohen gjatë këtij procesi. Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të bazohen në njohjen reciproke në mes këtyre dy shteteve, dhe në këtë mënyrë do të sigurohet stabilzimi afatgjatë i Kosovës, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe në strukturat veri-atlatnike perëndimore”, tha Hoti.

Ai po ashtu tha se ky dialog kërkon një bashkërenditje të plotë midis instituciove të vendit dhe në dialog duhet të jenë të gjithë, pozitë e opozitë.

Hoti po ashtu tha se Qeveria e vlerëson rolin e BE-së dhe të SHAB-së në këtë proces si të pa ndashëm, prandaj të dyja duhet të jenë të plotësosht të përfshira si në arritjen e marrëveshjes ashtu edhe në garantimin e zbatimit të saj.