15:51 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hoti bëhet merak: Është shqetësuse se si nëpër furra, barnatore e markete po shërbehet pa maska!

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka paralajmëruar institucionet, marketet, furrat dhe krejt gastronominë, që të kenë kujdes, sepse thotë që në bazë të gjurmimeve, këto janë pikat kryesore ku po shpërndahet virusi.

Sipas tij, është shqetësues fakti se si nëpër shumë institucione po shërbehet pa masa mbrojtëse.

“Është shqetësuese që nga gjurmimet e rasteve, tregojnë se më së shumti infektimeve po vijnë nga gastronomia dhe institucionet, është mjaft shqetësuese kjo. Me shqetësim pranova informatën nga Policia që edhe nëpër furra, barnatore e markete po shërbehen pa maskë, kjo nuk është e lejueshme dhe nuk do të lejojmë që për shkak të një institucione, një biznesi të vetëm dhe të shtojmë masa shtrënguese nëpër të cilat kemi kalu rreth 3 apo 4 muaj. Do të bëjmë gjithcka që të mos shkojmë në ato masa, prandaj sot kemi ftu inspektoratin dhe u dakorduam që të bëhen edhe 75 inspektorë shtesë dhe të kontrollohet cdo lokal’, tha ai.