20:25 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Hoti “diss” LVV-së nga Lipjani: LDK do të refuzoj gjithmonë degradimin e prodhuar nga e majta ekstreme

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti sonte ishte në qytetin e Lipjanit, ku po vazhdon të bëj fushatë.

Nga Lipjani, Hoti u shprehsë LDK do të refuzoj degradimin e prodhuar nga e majta ekstreme, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Lipjan, gur i fortë i kalasë shqiptare, LDK-së!

Përkushtim i paparë dhe atmosferë e jashtëzakonshme mbizotëronte në degën e shtëpisë politike të Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova, LDK-së.Faleminderit, Lipjan!

Strukturat dhe anëtarët tanë na pritën bashkë dhe me një porosi të artikuluar qartë: LDK-ja, Lipjani dhe Republika e Kosovës kanë një gjë të përbashkët: ZHVILLIMIN, ndaj dhe degradimin e prodhuar nga e majta ekstreme do ta refuzojmë gjithmonë.Zoti e bekoftë Lipjanin!

Zoti e bekoftë LDK-në!