22:13 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hoti i kundërpërgjigjet nismës së VV: Qeverinë asnjëherë se ka rrëzuar opozita

Kryeministri Avdullah Hoti ndonëse i izoluar pasi që ka rezultuar me Covid-19, ka komentuar situatën në vend pas inicimit nga ana e Vetëvendosjes mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij. Hoti ka thënë se asnjëherë në Kosovë, qeverinë nuk ka arritur ta rrëzoj opozita, por se vetëm problemet e pakënaqësitë që kanë qenë brenda koalicionit qeverisës, transmeton IndeksOnline.

“Kjo nismë e opozitës është e drejtë kushtetuese, por se qeverinë asnjëherë nuk e ka rrëzuar qeveria, atë mund ta rrëzoj vetëm nëse nuk funksionon siç duhet koalicioni qeverisë. Normalisht që ka plotë çështje që duhet të adresojmë”, tha Hoti në Pressing.

Ai ka thënë se po bëjnë të pamundur për t’i dal ballë kësaj pandemie duke  thënë se edhe nga izolimi ka punuar ngushtë me të gjithë ministrat gjatë këtyre ditëve.

“Ne po bëjmë të pamundur për t’i dal ballë kësaj pandemie duke krijuar kapacitete shtesë me shtretër, duke i furnizuar spitalet tona me pajisje përcjellëse, për teste, jemi duke i koordinuar donacionet e ndihmat që po i marrim nga vendet e ndryshme edhe në çështjet të tjera, Drejtori i Shërbimit Spitalor ka bër ënjë punë spitalore për riorganizimin e sistemit, IKSHP po bën të pamundur për të rritur numrin e testimeve. Ne krahas punës për rimëkëmbjen ekonomike, ndonëse jam i izoluar kam punuar shumë ngushtë me ministrat”, theksoi Hoti./IndeksOnline/