75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hoti: Thaçi me idenë për korrigjim ka ndikuar në humbjen e besimit të qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kanë humbur besimin e qytetarëve të Kosovës për shkak të insistimit antikushtetues të Predisentit Thaçi për korrigjimin e kufirit.

Sipas tij, Presidenti aktual me idenë për korrigjimin e kufirit ka dëmtuar përpjekjet prej dy dekadash për të ndërtuar një shtet që do të siguronte të ardhme për të gjitha komunitetet.

“Insistimi antikushtetues i Presidentit aktual për korrigjimin e kufirit i ka dëmtuar përpjekjet tona për dy dekada për të ndërtuar një shtet ku qytetarët e të gjitha komuniteteve ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre”.

Hoti, ka thënë se kërkohet shumë energji për ta rikthyer besimin e humbur të qytetarëve të Kosovës se nuk do të ketë ndarje dhe se e ardhmja e tyre është e sigurt në Kosovë./Indeksonline/