18:40 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / OSH

Hoti: Kemi rritje të turizmit për 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, ka bërë të ditur se turizmi ka shënuar rritje për 25 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Hoti, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se institucionet duhet ende të punojnë që të provomojnë Kosovën, veçse të gjitha festivalet ndërkombëtare të organizuara ditëve të fundit kanë kontribuar shumë në promovimin e Kosovës.

“Unioni i Turizmit të Kosovës ka punuar shumë gjatë këtyre dy vjetëve të fundit edhe pse pandemia ka qenë një faktor që e ka dëmtuar sektorin e turizmit, por edhe kriza ekonomike. Ne jemi fokusuar tek pjesa e promovimit pasi Kosova ka nevojë për promovim. Unioni i Turzmit të Kosovë për këta dy muaj i ka realizuar pesë projekte promovuese ndërkombëtare të cilat kanë dhënë efektetet e veta. Por, kemi punuar që Kosovën ta fushim edhe në pakot ballkanike që edhe në turet ballkanike të vizitohet Kosova”.

“Kemi rritje të numrit të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në bazë të hulumtimeve dhe analizave tona që kemi bërë ka dalë që kemi mbi 25 për qind rritje të turizmit krahasuar me vitin e kaluar” tha Hoti.

Hoti, mes tjerash, bëri të ditur se Kosova mund të vizitohet gjatë gjithë vitit nga turistët teksa tha se grupet franceze, austriake, italiane janë ato që po e vizitojnë më së shumti Kosovën.