13:26 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoti në Ulqin shpalos Programin Ndërshtetëror për Rininë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, sot është pritur në takim nga Kryetari i Ulqinit, Loro Nrekiq.

Hoti ka prezantuar para Nrekiqit Programin Nacional për Rininë si dhe Programin Ndërshtetëror për Rininë duke thënë se këto programe janë për të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat.

“Programi Nacional për Rininë mund të adaptohet për implementim edhe nga shkollat në Ulqin, por po ashtu mund të bashkëpunojmë në nivelin republikan apo atë ndërshtetëror”, tha Hoti.

Nga ana e tij, Nrekiq ka falënderuar Hotin për vizitën dhe për gatishmërinë për bashkëpunim.

“Ulqini ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën andaj jam shumë i lumtur dhe falënderues që sot keni sjellur një program për nxënësit dhe studentët. Komuna e Ulqinit është e hapur për bashkëpunime të këtij lloji që janë për të mirën e të rinjve tanë”, u shpreh Nrekiq”.

Në fund të takimit, Hoti i dhuroi kompletin e Programit Nacional për Rininë.