20:01 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hoti ngushëllon kryetarin e Rahovecit, për vdekjen e të vëllait nga COVID-19

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!
Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllai im Adem (Malush) Latifi.

Betejën më COVID-19 sot e ka humbur edhe Adem Latifi, vëllai i kryetari të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

I prekur nga kjo vdekje është shprehur të jetë edhe kryeministri, Avdullah Hoti.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në FB i ka shprehur ngushëllimë të thella kryetarit Latifi dhe familjes për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.

Ky është postimi i Hotit:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Adem Latifit, vëllait të kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifit.
Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella kryetarit Latifi, familjes dhe gjithë miqve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!