09:28 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hoti: Nuk do të bëhemi pjesë e pazareve me territorin e Kosovës

Grupi parlamentari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga mbledhja e sotme ka dalë me vendimin që të mos marrë pjesë në seancën e thirrur nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Abdullah Hoti në një deklaratë për medie. Ai ka thësuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur nga Haradinaj. Madje ai ka akuzuar qeverinë Haradinaj se është bërë pjesë e makinacineve të presidentit Thaci.

“Ne ju njoftojmë që ne sapo përfundim mbledhjen e grupit parlametar të LDK-së, dhe ne nuk marrim pjesë në këtë seancë.

Nuk janë të gatshëm të shkojnë kësaj rruge, janë bërë pjesë e makinacioneve të presidentit Thaci. Kurse në bashkëpunim me grupet tjera parlamentare nuk do të lejojmë që të bëhen pazare me territorin e Kosovës. Nuk ka pas nevoje që të thirret kjo seancë nga kryeministri Haradinaj.” ka thënë Hoti.

Sipas tij, edhe Zoti Limaj është duke luajtur një lojë të dëmshme për shetitin pasi që është renditur në anën e qeverisë.

Ndryshe, pika e vetme e kësaj séance ishte shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë./Indeksonline/

 

Temat: