Hoti pas votimit të projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike: Qytetarët do të ndjejnë përkrahjen nga Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar të gjithë deputetët që kanë votuar për projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai ka thënë se pas këtij votimi , tashmë qytetarët e Kosovës do të ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë.
Postimi i tij:
U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19.