13:50 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti, shfuqizon vendimin e emërimit për Komisionin shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka shfuqizuar vendimin për emërimin e Komisionit shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Vendimin e ka bërë të ditur ish-anëtari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, transmeton Indeksonline.

Sipas Bulliqit me këtë vendim është eliminuar mundësa për korrigjimin eventual të vijës kufitare me Malin e Zi.

Postimi i plotë i Bulliqit:

Zhveshja e një mashtrim të madh!.

Më 01. 07. 2020 Qeveria KOTI, paska vendosur për shfuqizimin e vendimit për emërimin e Komisionit shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, duke eliminuar mundësinë për korrigjimin eventual të vijës kufitare me Malin e Zi dhe përjashtimin e gjithë kundërshtarëve të “demarkacionit” me Malin e Zi.

Fatmirësisht, Qeveria nuk do të mundet asnjëherë t’i shfuqizojë gjetjet nga raporti i komisionit i 01.12.2017, i cili i ka demaskuar shkeljet e rënda që janë bërë në lidhjen dhe ratifikimin e marrëveshjes për kufirin Kosovë-Mali i Zi.

/Indeksonline/