12:02 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hoti: Vetëm ata që janë kundër NATO-s, e kundërshtojnë ushtrinë e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se vetëm ata që janë kundër NATO-s janë kundër ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij, vetëm ata që promovojnë interesa tjera në Ballkan si ato të federatës ruse, janë kundër ushtrisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

“Historikisht Kosova ka luftu vetëm për të mbrojtur vetën. Tani duam ushtri moderne për të qenë në krah të partnerëve tanë për të mbrojtur veten. Këtë nevojë nuk e di askush më mirë se ne sepse e kemi përjetu para dy dekadash”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, themelimi i ushtrisë do të forcoj paqen në këtë pjesë të Evropës dhe botës, sic thoshte Rugova kur kërkonte ushtrinë.

“Ka përpjekje për të akuzuar pabazë për të nxjerr përfitime pa bazë e që përfaqësojnë përfitime klanore e politike, për të marr disa vota më tepër nga qytetarët e painformuar. S’mund të anashkalojmë një të vërtet të madhe se LDK ka bërë përpjekje të pandalshme që Kosova të ketë një ushtri që do të jetë aleate e vendeve mike e sidomos me SHBA-ve”, ka përfunduar Hoti. /Indeksonline/