21:58 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Hoti-Vetëvendosjes: Të gjithë armiqtë e Kosovës janë mobilizuar kundër demarkacionit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka reaguar kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se të gjithë armiqtë e Kosovës së pavarur janë mobilizuar që të mos e votojnë demarkacionin.

Sipas tij, VV po e shndërron Listen Serbe në vendosëse për Kosovën, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i Hotit pa ndërhyrje:

VV permes Konjufces dhe Kurtit po thone se “LDK me votimin e demarkacionit, po bene vetevrasje politike“?! Ata po harrojne se eshte pikerisht e kunderta.

Ata po harrojne se per mosvotimin e demarkimit jane mobilizuar te gjithe armiqte e Kosoves se pavarur, te gjithe armiqte e shqiptareve.

Vetevendosje me kete veprim po e shendrron Listen Serbe ne vendosese per Kosoven.

Per ne si LDK, atdheu eshte mbi te gjitha, e jo partia. Kaq e thjeshte eshte kjo pune per ne, tash e 30 vite. /Indeksonline/