16:40 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Hoti-Vetëvendosjes: Votojeni demarkacionin (Video)

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në emër të partisë shpreh kënaqësinë që më në fund tri vite pas nënshkrimit kuvendi u mblodh për të votuar demarkacionin.

Ai ka thënë se Mali i zi ishte njëri ndër shtetet e para që e njohu Kosovën, raporton Indeksonline.

Ja fjalimi i Hotit:

Seanca e sotme do të zhvillohet pa gaz lotsjellës e dhunë ndaj kryeministrit.

Kemi të drejt morale që të sulmojmë kryeministrin i cili dikur përdori dhunë por nuk po e bëjmë.

Më vjen mirë që sot kuvendi nuk po bëhet gaz i botës e as nuk është futur gaz brenda.

Asnjëherë tash e tri dekada nuk kemi marr asnjë veprim që e dëmton vendin.

Deklarata e presidentëve është konfirmim i marrëveshjes, ndërsa marrëveshja nuk ka ndryshuar nga ajo e 2015-tës.

Më vjen mirë që marrëveshja po mbështetet nga një pjesë e opozitës së atëhershme.

Të nderuar kolegë të Vetëvendosjes, e dimë që marrëveshja hap rrugën për liberalizim të vizave.

Ju garantoj se do të jemi këtu bashkë me juve nëse ka nevojë të sjellim prapë marrëveshjen në Kuvend.

Ju ftoj të bashkohemi dhe të votojmë për këtë marrëveshje. /Indeksonline/