13:36 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hoti-Vuçiqit: Krijimin e ushtrisë nuk mund ta ndalë askush

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Hoti ka thënë se kualifikimi i Vuçiqit për ushtrinë si diçka që do të shkaktoj shok dhe ankth mund të jetë e vërtetë vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kanë kamuflime për të realizuar ambicie të vjetra, transmeton Indeksonline.

Hoti ka shtuar poashtu se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është proces që nuk mund ta ndal askush.

Postimi i plotë:

Dje Presidenti i Serbisë Vuçiq formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktoj shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kan kamuflime për të realizuar ambicije të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabrim tokash. Kjo gjithashtu mund të jetë e vërtetë edhe për ata që punojnë kundër interesave evro-atlantike në rajonin tonë. Përndryshe formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon si dhe shtrirje dhe forcim të gjeopolitikës evro-atlantike. Prandaj krijimi i saj është proces që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjmë në bashkëpunim me aleatët tanë.