Hoti zhvillon bisedë telefonike me Kurzin, flasin për rimëkëmbjen ekonomike
Kryeminisitri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në FB ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.
Tema e kësaj bisede sipas Hotit ishte rimëkëmbja ekonomike, derisa ka shtuar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovës në rrugëtimit drejt integrimit në BE.
Ky është postimi i plotë:
Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.
Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit midis dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE.