11:23 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hotin s’e ndal koronavirusi, do të punojë nga shtëpia, në koordinim më zëvendëskryeministrat

Kryeministri i Qeverisë, Avdullah Hoti, me sugjerimin e mjekëve, dje pasdite e ka bërë testin për COVID- 19.

Në njoftimin për media thuhet se posa ka marrë rezultatin, ai është vetizoluar dhe do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e tij nga shtëpia, online.

“Ndërsa, stafi i Zyrës së Kryeministrit do t’u përmbahet protokollove të sugjeruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u potencua se agjenda e punës e Qeverisë së Kosovës nuk do të ndikohet dhe se Hoti do ta koordinojë punën nga shtëpia në konsultim me zëvendëskryeministrat. /Indeksonline/