17:36 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

Hovenier: Askush s’është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka folur edhe për çështjen e asociacionit duke deklaruar se çka kjo do të ishte është çështje për qeverinë e Kosovës.

“Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që… jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Srpska tjetër. Askush nuk është i interesuar për këtë. Kjo nuk i ndihmon Kosovës. Nuk është e dobishme. Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit”, ka deklaruar ambasadori  amerikan.

Intervistën e plotë me ambasadorin amerikan Hovenier do të mund ta ndiqni sonte në orën 20:10 në “RTK Prime”.