09:57 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Hoxha: Çdo politikan, si nga Prishtina dhe Beogradi që di për Ivanoviqin t’i raportojë Prokurorisë

“Lërini këto deklarata politike. Çdo politikan, si nga Prishtina dhe Beogradi, i cili di diçka rreth këtij rasti, t’i raportojë Prokurorisë. Ne jemi të hapur për ta në këtë drejtim. Është në interes të shtetit për të zbuluar vrasësit e Oliver Ivanoviqit”, thotë Sylë Hoxha për Insajderin serb.

Prokuroi pretendon se Milan Radoiçiq ka statusin e një të dyshuari në vrasjen e Ivanoviç, por se ai nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë kundër tij.

“Hetimi është ende në vazhdim. Ne kemi disa dëshmi kundër Radoiçiq, por jo të mjaftueshme për të nxjerrë një aktakuzë”, tha prokurori Hoxha.