17:56 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoxha falënderon Fajonin për deklaratën e saj për liberalizimin e vizave

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Tanja Fajon, sot, ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave për qytetarët e saj, duke rekomanduar fuqishëm mbështetjen e saj për këtë proces, dhe inkurajon Komisionin Evropian të jap vlerësimin e saj për progresin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha e cila ka theksuar se e “falënderon  Fajon që e rikonfirmoi se janë përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave nga institucionet tona”.

Ministrja Hoxha, ka theksuar po ashtu “ne nuk do të ndalemi së punuari, deri sa nuk bëhemi pjesë e pandashme e vlerave euro-atlantike”.

Këtu është postimi i plotë i Ministres Hoxha, në rrjetin social:“Falënderoj  Fajon që e rikonfirmoi se janë përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave nga institucionet tona, gjë të cilën e kemi deklaruar vazhdimisht.

Shpreh edhe një herë respekt të thellë për  Fajon dhe dashamirët e Republikës së Kosovës që përkrahin liberalizimin e vizave dhe procesin integrues!

Ne nuk do të ndalemi së punuari, deri sa nuk bëhemi pjesë e pandashme e vlerave euro-atlantike!”