Hoxha nga Kamenica tregon sa paguhet për faljen e xhumave (Foto)
Hoxha nga komuna e Kamenicës, Mervan Kqiku ka treguar se sa paguhet ai për faljen e xhumave në xhaminë e fshatit Busavatë.
Ai ka thënë se për një xhuma paguhet 15 euro, që i bie për 4 të premte ai merr 60 euro, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur vet hoxha përmes llogarisë së tij në Facebook.
Ky shkrim vjen si reagim i tij ndaj pyetjeve të shpeshta të gazetarëve se sa paguhen hoxhallarët në Kosovë.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Pas disa pyetjev të disa gazetarve Se sa e kan rrogën hoxhollart në Kosovë deshirova ta bej publike rrogën time pasi te Kolegve Hoxhollar te tjerë nuk ja di.
Rroga ime si imam fshati e kam 15 euro për Xhuma(kurse me 14 ? paguhet rruga per me dal dhe 1 euro më edhe mbesin) këtë e kam nga një donator që e lus All-llahun ta shperblej me shpërblimet e ti të pa numërta.
Ndoshta gazetarët e kan të kjart.
Por mos keni frik se më shumë see kryeministri nuk marmi as sa ministrat as sa deputet.
Me respekt
Mervan Kqiku
Imam