75 Mall Live Search
21:03 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoxhë Shefqet Krasniqi e konfirmon: Do t’i kthehem ligjërimit pas 4 vitë e gjysmë

Imami i liruar nga akuzat për shmangie nga tatimi dhe nxitje në terrorizëm, Shefqet Krasniqi pritet tu kthehet ligjëratave në Xhaminë e Madhe.

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com vetë Shefqet Krasniqi.

Madje ai ka thënë se kjo kërkesë i është pranuar edhe nga kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.

“Po do t’i rikthehem ligjërimit, pas 4 vite e gjysmë. Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën time. Ndërsa këtë e ka miratuar edhe myftiu Naim Tërrnava”, tha Shefqet Krasniqi.