13:48 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hoxha: Zbatimi i MSA-së, i domosdoshëm

Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova ka hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve me BE-në – atë të marrëdhënieve kontraktuale.

Kështu ka thënë ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha në aktivitetin për Platformën për monitorim dhe raportim, organizuar si bashkëpunim i Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

“MSA përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën në mënyrë progresive me BE-në në të gjitha fushat e politikave, deri në anëtarësimin e plotë. Zbatimi i MSA-së tashmë ka filluar të sjellë reforma të thella, ndonëse të ndjeshme, politike e ekonomike”, tha ministrja Hoxha.

Ndërsa, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, theksoi rëndësinë e procesit integrues duke përgëzuar ministren Hoxha për punën e ministrisë që me përkushtim, po dinamizon dhe bën proaktiv këtë proces tejet të rëndësishëm për Kosovën qytetarët e saj.

Ambasadori Heldt siguroi ministren Hoxha se GIZ-i nuk do të ndalet së përkrahuri MIE-në, duke shtuar performancën e saj, koordinimin, monitorimin dhe raportimin e procesit.

Temat: