23:19 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj dënon sulmin në Munster të Gjermanisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin në Münster të Gjermanisë që la tre të vdekur dhe disa të lënduar.

Hoxhaj përmes një postimi në Twitter Hoxhaj ka shprehur mbështetjen e popullit të Kosovës për popullin gjerman, qeverinë dhe familjet e viktimave.

Sulmi në Munster ka ndodhur para disa orëve ku la të vdekur tre persona e shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Ministria e Punëve të brendshme e Gjermanisë ka thënë se ky sulm nuk ka prapavijë islamike.