10:46 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Hoxhaj e Veliaj urojnë shqiptarët për 28 Nëntor (Foto)

Një ditë pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Korçë, kanë vazhduar edhe sot aktivitetet në Shqipëri.

Zëvendeskryeministri Enver Hoxhaj ka takuar Kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe të dy kanë uruar për 28 Nëntor.

“Takim me kryebashkiakun më të mirë shqiptar dhe në Ballkan, Erion Veliaj. E urova për 28 Nëntorin atë dhe çdo shqiptar. Biseduam për rolin e qyteteve në një botë të ndërvarur dhe që po ndryshon vazhdimisht. Urime ” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.