14:45 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj: Kufijtë e e Ballkanit janë të pandryshueshëm, çdo ide për ndarje është burim i konflikteve të reja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar sot ndaj deklaratave më të reja të ambasadorit të Federatës Ruse në Beograd, i cili tha se nëse Serbia e sheh të arsyeshme ndarjen e territoreve Rusia do ta përkrahë një gjë të tillë.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se deklaratat për ndarje nga ana e ambasadorit rus janë përpjekje për ta sjellë qasjen ruse të ndarjes nga Euro-Azia në Ballkan.

“Deklaratat për ndarje nga ana e ambasadorit rus janë përpjekje për ta sjellë qasjen ruse të ndarjes nga Euro-Azia në Ballkan. Kufijtë e Ballkanit janë të pandryshueshëm dhe çdo ide për ndarje është burim i konflikteve të reja. Jo, faleminderit”, shkroi Hoxhaj në Twitter.

Ne respektojmë pozitën e Serbisë dhe ajo zgjidhje, të cilën ajo mendon se është më e mira për të, ne do të përkrahim, ka thënë ambasadori rus në Serbi Aleksandar Chepurin.

Ai ka deklaruar se Rusia do të përkrahte ndarjen e Kosovës nëse Serbia mendon se ajo është zgjidhje më e mirë për të. /Indeksonline/

Temat: