13:02 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hoxhaj: Në vitin 2028 do të kemi ushtri të mirëfilltë

Zëvendëskryeministri, EnverHoxhaj ka thënë se për shumë tema si FSK, dialogu e reforma evropiane duhet t’i vihet një afat kohor.

Hoxhaj ka thënë duhet të kemi një plan kohor për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Ai ka thënë se vota e komunitetit serb nuk guxon me qenë vëpër e Beogradit, duke propozuar që në 2018 të ketë një pako të ndryshimeve kushtetueses ndërsa në vitin 2028 Kosova do të ketë ushtri të mirëfilltë.

“Duhet të jemi të qartë, të kemi një plan kohor se kur është fundi i dialogut të brendshëm. Vota e komunitetit serb nuk guxon me qenë vepër e Beogradit për atë se kur Kosova të ketë ushtrinë. Në 2018

të kemi një pako të ndryshimeve kushtetuese dhe të përmbyllet kjo cështjë” ka thënë Hoxhaj para deputetëve, raporton Indeksonline.
Hoxhaj ka shtuar se edhe dialogu me Serbinë duhet të ketë një afat kohor.

“Një temë që ë ka nda këtë vend është dialogu me Serbinë. Përtej asaj që ky dialog është nis në bazë të rezolutës së OKB-së në shtator të vitit 2010 ka dallime sa i përket qëllimeve, pritjeve dhe rezultateve që janë arritë apo nuk janë arritë, por na po lëvizim drejt një faze të fundit me Serbinë. Por duhet të kemi qëllime të qarta e strategji, por unë mendoj se si qeveri po na duhet uniteti se si ti qasemi dialogut. Ka kontekst të brendshëm kjo temë që është i ndamë” ka thënë Hoxhaj, transmeton Indeksonline.

Hoxhaj ka shtuar se edhe agjenda evropiane do të vihet përpara dhe që në fund të vitit 2018 të aplikohet për statusin e kandidatit në BE./Indeksonline/