22:44 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj: Serbia është duke bërë diplomaci të pistë, për ta minuar shtetësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar pas lajmit se Dominika e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Ai ka thënë se Serbia po vazhdon ta shfrytëzojë diplomacinë për të minuar shtetësinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj përmes një postimi në Twitter tha se Serbia po punon në mënyrë agresive për ta destabilizuar rajonin dhe për ta humbur besimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, transmeton Indeksonline.

Hoxhaj tha se veprimet e tilla duhet dënuar nga Bashkimi Evropian.

“Serbia edhe një herë po e përdor ryshfetin dhe diplomacinë e pistë në një përpjekje për ta minuar shtetësinë e Kosovës dhe po punon në mënyrë agresive për të minuar  stabilitetin rajonal dhe për të shkatërruar besimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian duhet të dënojë veprimet e tilla”, ka shkruar Hoxhaj./Indeksonline/

Temat: