17:40 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / k.v

Hoxhaj takon Szunyog: Të krijohen sa më parë institucionet, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, për proceset e rëndësishme që e presin vendin në vijim, zhvillimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe bashkëpunimin rajonal.

Hoxhaj ka theksuar nevojën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e menjëhershëm të qeverisë pas certifikimit të rezultateve, sepse qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit. Ai ka bërë të ditur që PDK-ja do të vazhdojë të jetë opozitë konstruktive.

“Rezultatet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pjekuria politike e partive tregon që Kosova ka demokraci të konsoliduar dhe të fortë, karshi vendeve të rajonit.”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka inkurajuar PDK-në për të qenë opozitë konstruktive e pushtetit, gjë që për të cilën ka nevojë Kosova.