22:04 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hoxhaj u reagon serbëve për sulmin ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që serbët bënë ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë.

Hoxhaj në rrjetin social Twitter tha se ata mund të dëmtojnë emblemën e Kosovës, por jo atë që ajo përfaqëson.

“Vandalët serbë sulmuan sot Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës. Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik që nga viti 2008. Serbia dhe huliganët e saj më mirë të mësohen me këtë realitet”, shkruan Hoxhaj në Twitter.