18:47 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

HTC së shpejti do të lansojë telefonin e parë 5G

HTC do të lansoj një telefon 5G këtë vit.

Lajmin e ka bërë të ditur CEO i kompanisë Yves Maitre, shkruan Indeksonline.

Ai në një intervistë është shprehur se do të investojë shumë në segmentin e aplikacioneve të lidhura me 5G.

Deri më tani, nuk ka detaje në lidhje me specifikat e telefonit ose kur do të lansohet, por dyshohet se HTC do të punojë me Qualcomm për ta bërë këtë të mundur.

HTC pritet të jetë i pranishëm në Konferencën e Zhvilluesve të Lojërave ( GDC ) 2020 të planifikuar për 16 Mars në San Francisko.

Kompania do të marrë pjesë në këtë aktivitet ndryshe nga Sony dhe Facebook që zgjodhën të tërhiqen nga konferenca për shkak të koronavirusit./Indeksonline/