14:21 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / LB

Zëdhënësi i KEDS: Bora mundet me ra, ama ditë bash të bardha nuk po na presin

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se janë rritur çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare.

Ai tha se çmimi për megavat është rritur në 500 euro, derisa shtoi se ka devijim nga plani i prodhimit vendor.

Buzhala në një postim në Facebook ka shkruar se energjia e munguar nga plani kushton 1.8  milionë euro në tregjet ndërkombëtare.