16:43 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / LB

Prishtina Parking shqyrton mundësinë e eliminimit të pajisjeve bllokuese

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale Prishtina Parking, Sokol Havolli ka pritu në takim kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Arben Gashi.

Në postimin e Prishtina Parking në Facebook thuhet se temë kryesore e diskutimit ishte shqyrtimi i mundësive që Ndërmarrja të shfrytëzojë mekanizmin e përmbarimit në rastet kur është kreditor, përfshirë edhe rastet e ndërlidhura me gjobat e mospagesës së hapësirave të parkimit të menaxhuara nga Ndërmarrja. E gjithë kjo, me qëllim të eliminimit të praktikës së bllokimit të automjeteve përmes paisjeve bllokuese të N.P.L. “Prishtina Parking”.

Njoftimi i plotë: 

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale Prishtina Parking, z. Sokol Havolli priti në takim Kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës z. Arben Gashi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet N.P.L. “Prishtina Parking” si dhe Odës së Përmbaruesve të Kosovës. Në këtë takim z. Havolli u shoqërua nga Drejtori i Operimeve në kuadër të N.P.L. “Prishtina Parking”, z. Artan Mullarama. Temë kryesore e diskutimit ishte shqyrtimi i mundësive që Ndërmarrja të shfrytëzojë mekanizmin e përmbarimit në rastet kur është kreditor, përfshirë edhe rastet e ndërlidhura me gjobat e mospagesës së hapësirave të parkimit të menaxhuara nga Ndërmarrja. E gjithë kjo, me qëllim të eliminimit të praktikës së bllokimit të automjeteve përmes paisjeve bllokuese të N.P.L. “Prishtina Parking”. 

Kryetari i Odës së Përmbaruesëve Privat të Kosovës, z. Arben Gashi shfaqi gatishmërinë e tij dhe anëtarësisë për të ndihmuar në avancimin e praktikave dhe procedurave në përgjithësi për N.P.L. “Prishtina Parking” si dhe në avancimin e bashkëpunimit të mëtejm me të gjitha institucionet publike. Z. Gashi shfaqi gatishmërinë e tij që të përkrah dhe ndihmojë Ndërmarrjen edhe në të ardhmen deri në arritjen e një bashkëpunimi praktik në eliminimin e të gjitha pengesave si për qytetarët ashtu edhe për N.P.L. “Prishtina Parking”.