15:14 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / MSH

Si të ndihmohet Ukraina në përmbysjen e pushtimit rus?

Shkruan: Stanislav NAZARENKO , Ukrainian security advisor for peacekeeping operations abroad

Për më shumë se 72 orë Ukraina po vazhdon luftën ndaj pushtimit rus. Numër i madh raketash po hudhet me synim të kapitullimit të Kievit. Hera e fundit kur Ukraina është ballafaquar me një pushtim të tillë ka qenë viti 1941. Ushtria ukrainase po tregon zemër të madhe në mbrojtjen e shtetit të vet duke mos kërkuar ndihmë personale të çfarëdoshme. Sidoqoftë, të gjitha vendet Europiane mund ta ndihmojnë Ukrainën e bashkë me të edhe sigurinë ndërkombëtare duke ndjekur këta hapa:

  • Të inicohet vendosja e masës “No-flight zone” e cila do të ndalonte fluturimin mbi territorin e Ukrainës. Kjo mund të bëhet nga NATO ose UN. Aviacioni Rus sot paraqet njërin ndër rreziqet dhe armët më të forta Ruse për shkatërrimin e Ukrainës. Aktet e guximshme mund të ndërrojnë situatën. Mbylleni qiellin mbi Ukrainë;
  • Mbështetje në fushën e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës së IT-së;
  • Të mbyllet kalimi i foltës Ruse në ngushticën e Bosforit dhe Dardanele, e paraparë edhe me konventën e Montreux;
  • Ndërmarrja e hapave për ndalimin e shpërndarjes së propagandës Ruse;

Për më tepër, ndihma me pajisje ushtarake dhe armë është ndihmë e domosdoshme për Ukrainën:

  • Të ngriten kapacitetet ajrore për ballafaqimin me artilerinë ajrore, ballistiken dhe aviacionin rus;
  • Të ofrohet numer maksimal i armëve për Ukrainën, asistim në mbrojtjen ukrainase, dhe më e rëndësishmja pajisje për mbrojtje ajrore bashkë me infrastrukturë komunikuese të sigurtë;
  • Të sigurohen armët për mbrotje territoriale për forcat vullnetare që janë të gatshme të i rezistojnë agresionit dhe pushtimi rus;
  • Helmeta dhe jelekë antiplumb si dhe pajisje mjekësore.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme to ofrohet mbështetje maksimale financiare për ekonominë Ukrainase në kohë lufte.

Sigurisht që edhe masat diplomatike janë jashtëzakonisht të rëndësishme andaj është shumë e rëndësishme që të thërritet një mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në të cilën:

  • dënohet agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës;
  • Të nxirret një resolutë e cila sanksionon Rusinë si shtete agresorë;
  • Të inicohet vendosja e një kolektivi paqeruajtës I bazuar në Rezolutën 377 (V) të UN GA, “Të bashkuar për paqe” i datës 3 Nëntor 1950, në Korea (1950), e cila lejon GA-në të leshoi rekomandime mbi kërkesën e cilitdo nga 7 anëtarët e këshillit të UN ose shumicës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme;
  • Të votohet përjashtimi i Rusisë nga Këshilli I Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një shtet i cili paturpësisht sulmon fqinjin e tij, nuk mund të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit;
  • Të inicohet një hetim nga Këshilli i Sigurimi të UN nën Kapitullin VI të Statutit të Kombeve të Bashkuara (Art.34-35, Statuti i KB). Nën nenin 27.3b Rusia nuk mund të vendosë veto në këtë hetim.
  • Të intensifikohet përpjekja për krijimin e një koalicioni “anti-Putin” dhe mbrojtjes së Ukrainës nga agresioni rus;

Së fundi, por jo edhe nga rëndësia janë sanksionet të cilat secili shtet demokratik duhet të vendosë, janë:

  • Vendosja e sanksioneve kundër shtetit rus, oligarkëve dhe elitës Rusë të lidhur me Putinin;
  • Të zgjerohen sanksionet edhe ne familjet e tyre dhe të bëhet revokimi i vizave;
  • Ndalimi i dhënies së vizave për shtetasit rus;
  • Të këputet plotësisht qasja e Rusisë në SËIFT;
  • Të vendoset embargo në gazin dhe naftën Ruse;
  • Të ndërprehen marrëdhëniet me linjat ajrore ruse, ngarkesat e anijeve dhe kompanitë e pasagjerëve;
  • Të bllokohet qasja në porte për kompanitë ruse.

Të gjitha masat e përmendura më lartë paraqesin sfidë për ekonomitë e vendeve Europiane, por a do duhej të merren parasysh paratë kur populli ukrainas po ballafaqohet me luftë për mbijetesë. Le ta kthejmë paqen në Europë së bashku.