15:30 / E Diele, 17 Prill 2022 / LB

Ballkani bën hapin e madh drejtë titullit pas fitores ndaj Prishtinës

Me qetësi dhe siguri maksimale Ballkani po marshon drejt titullit kampion në këtë edicion garues të Supwrligës së Kosovës.

Në kuadër të xhiros së 29—të, skuadra nga Suhareka e ka mposhtur kampionin në fuqi Prishtinën me rezultat 2-0.

Të dy golat për vendasit u realizuan në pjesën e parë. Blendi Baftiu shënoi i pari në minutën e 35’ për 1-0 dhe më pas edhe Ermal Krasniqi ne minutën e 41’ duke e vulosur kështu fatin e tri pikëve nga ky ballafaqim që i takuan skuadrës së trajnerit Ilir Daja.

Kjo fitore i jep Ballkanin sigurinë e madhe në rrugën drejtë titullit pasi ka 63 pikë në vendin e parë, tetë më shumë se Gjilani që është në vendin e dytë.