13:52 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Huawei arrin shpejtësi rekord në rrjetin 5G

Konkretisht është përdorur një spektër prej 200Mhz dhe kombinim dy frekuencash për këto rezultate.

Huawei i ka rikujtuar botës potencialin dhe ekspertizën teknike që posedon duke thyer rekordin botëror të shpejtësisë 5G për një përdorues të vetëm smartfoni.

Pajisjet e gjigantit Kinez të teknologjisë arritën shpejtësi 2.92Gbps mbi rrjetin e Turk Telekom në Stamboll.

Edhe pse gjasat janë të pakta që përdoruesit komercialë të marrin shpejtësi të tilla, në teori demonstron potencialin teorik të 5G. Në testimin e Huawei dhe Turk Telekom është përdorur smartfoni Huawei Mate X dhe karta SIM i Turk Telekom 5G.

“Kemi kombinuar dy frekuenca 5G për të vendosur rekordin prej 2.92Gbps,” tha CTO i Turk Telekom. Ai vijoi më tej duke thënë se janë operatori i parë në botë që eksperimenton me kombinime frekuencat në 5G New Radio.

Konkretisht është përdorur një spektër prej 200Mhz dhe kombinim dy frekuencash për këto rezultate.

Por testimi i Turk Telekom vjen në një kohë kur SHBA i kanë bërë thirrje aleatëve të ndalojnë Huawei nga ndërtimi i rrjeteve 5G. SHBA e shohin si kërcënim për sigurinë kombëtare dhe vegël të Pekinit.

Këto paralajmërime kanë pasur impakt të kufizuar në Evropë kur Huawei është partner kryesor të shumë operatorëve të mëdhenj.