08:27 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

”Huawei” do të prezantojë një telefon flagship

Në fillim të këtij muaji Huawei prezantoi sistemin operativ alternativ quajtur “Harmony”. Por analistët dhe ekzekutivët e ”Huawei”-t janë skeptikë për suksesin e tij.

Prodhuesi numër 2 më i madh në botë po përgatitet të promovojë linjën e re të telefonëve ”Mate 30” më 18 shtator në Munih raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Megjithatë sipas agjencisë nuk dihet nëse telefonët, do të dalin një ditë në shitje. ”Mate 30”, i cili do të sjellë edhe teknologjinë 5G, është flagshipi i parë madhor që kompania do të prezantojë që kur presidenti Amerikane Donald Trump vendosi sanksione ndaj gjigantit kinez.

Një zëdhënës i Google tha për Reuters se telefoni nuk mund të shitet pa licencimin e Google për shkak të ndalimit amerikan. Aktualisht Qeveria amerikane ka dhënë një leje të përkohshme, por që nuk aplikohet për produktet e reja si ”Mate 30”.

Kompanitë Amerikane duhet të marrin licencë nga qeveria për produktet specifike që duan ti shesin gjigantit kinez. Google nuk tha nëse kompania ka aplikuar një licencë për ”Mate 30” edhe pse kompania ka shprehur vullnetin për të bashkëpunuar dhe furnizuar ”Huawein”.

Po sipas Reutersit, Departamenti amerikan i Tregtisë ka marrë më se 130 aplikime nga kompanitë për të licencuar shitjen e produkteve te ”Huawei” po asnjë nuk është mirtauar deri sot.

Paqartësia që sillet rreth ”Mate 30” tregon vetëm implikimet e para që po vijnë nga lufta tregtare SHBA-Kinë. Ndërsa sanksionet ndaj ”Huawei”-t u vendosen me pretekstin se përbën kërcënim për sigurinë kombëtare, Trump la të kuptohej se ishte gati t’i anulonte nëse arrihet një marrëveshje me Kinën.

Pa aplikacionet dhe shërbimet e Google, askush nuk ka për të blerë një pajisje. Softueri i Google zakonisht vjen i para-instaluar tek telefonët android.

Në fillim të këtij muaji ”Huawei” prezantoi sistemin operativ alternativ quajtur ”Harmony”. Por analistët dhe ekzekutivët e ”Huawei”-t janë skeptikë për suksesin e tij.