18:06 / E Hënë, 22 Korrik 2019

Huawei dyshohet se grumbullon të dhëna delikate të përdoruesve

Degëzimi çek i kompanisë telefonike kineze, Huawei ka grumbulluar në mënyrë të fshehtë të dhëna delikate të klientëve të saj, funksionarë dhe sipërmarrës me të cilët zhvillon negociata tregtare, njoftoi sot radioja publike çeke “Radiozurnal”.

Sipas radios që i bazon këto informacione në dëshmitë e dy ish-përgjegjësve të degëzimit të kompanisë kineze, Huawei i ndan këto informacione me ambasadën e Kinës në Pragë.

Huawei është nën shënjestrën e administratës Donald Trump që dyshon se po bashkëpunon ngushtë me Pekinin dhe mendon se shërbimet sekrete kineze kanë qasje në të dhënat që qarkullojnë nëpërmjet pajisjeve të këtij gjiganti të telekomunikimit.