13:28 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Huawei kapet mat, përdorë kamerë profesionale në vend të telefonit (Foto)

Telefonat e mençur janë më të mirë se asnjëherë por ndonjëherë nuk ka zëvendësim për lensin digjital DSLR. Fatkeqësisht kështu duket se mendon edhe kompania e telefonave “Huawei”.

Një foto e prapa skenave në reklamat e fundit për telefonin ‘Nova 3’, shihet se njëra nga fotot është bërë me kamerë që ka lensin dixhital ‘DSLR’ dhe nuk bëhet nga telefoni siç shihet në reklamë.

Për t’u mbrojtur kompania ka thënë se në reklamë nuk thuhet askund se fotoja është bërë me telefon.

Kjo nuk është hera e parë që ‘Huawei’ kapet duke gënjyer në reklama. E njëjta gjë ishte bërë për telefonin ‘P8’. /Indeksonline/