17:57 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Huawei lanson versionin e dytë të telefonit me ekran që paloset

Sot, gjigandi kinez zbuloi smartfonin e saj të ri.

Ndryshe nga Samsung, Huawei nuk ka ndërtuar një model të ri, por ka përditësuar versionin e 2019, të telefonit me ekran që paloset, shkruan Idneksonline.

Mate Xs ka të njëjtat dimensione si të modelit Mate X por me disa përmirësime. Pajisja është 6.6-inç e palosur dhe 8-inç e hapur. Ka katër kamera të pasme në vend të tre kamerave që kishte vitin e kaluar dhe një ekran dhe mekanizëm palosjeje më të fortë.

Edhe ky variant vjen me 5G. Mate Xs do të kushtojë 2,499 euro ose 2,700 dollarë, me një rritje çmimi prej 100 dollarësh krahasuar me modelin e kaluar.

CEO i Huawei Richard Yu tha se Mate Xs do të dalë në shitje në Mars por nuk dha një datë specifike.

Ashtu si Mate X i vitit të kaluar, telefoni i ri i palosshëm Huawei gjithashtu përmban dy bateri në të dyja anët e pajisjes, dhe karikim të shpejtë 55W i cili do të ngarkojë pajisjen nga 0 në 85 përqind në vetëm 30 minuta./Indeksonline/