21:27 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Huawei në mars prezanton telefonin e mençur P40, pa shërbimet e Google

Gjiganti kinez do të prezantojë gjeneratën e ardhshme të telefonave të mençur në Paris në mars të vitit të ardhshëm. 

Huawei P40 si dhe Huawei P40 Pro nuk do të kenë shërbimet e Google.

Ky njoftim nuk bazohet në asnjë thashetheme, por vjen drejtpërdrejt nga Richard Yu, kreu i divizionit të konsumatorëve të Huawei.

Sipas Yu, pajisjet e reja të Huawei do të shfaqen në një model që nuk është parë kurrë më parë. Në të njëjtën mënyrë, do të ketë përmirësime të konsiderueshme në kamera, rendimentin dhe jetën e baterisë. Një çip Kirin 990 5G pritet të shërbejë si procesor. Ekrani gjithashtu pritet të ketë një ritëm të rifreskimit prej 120 Hz.

(1/3)#HuaweiP40
6.5 inch 2K OLED
Waterfall display
120Hz Refresh Rate
98% screen to body ratio (about)
Leica Penta Camera
64MP( Sony IMX686 1/1.7 inch , supports OIS) +20MP ultra wide camera+12 MP (Periscope) telephoto lens +Macro camera + ToF

Nëse lufta e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës deri në mars nuk do të ketë ndryshime për të mirë, atëherë Huawei P40 dhe Huawei P40 Pro do të jenë pa shërbimet e Google. Sidoqoftë, është e mundur që deri atëherë politika amerikane të kthehet dhe të lejojë Huawei të punojë me ndërmarrjet amerikane.

Mate X i përmirësuar i palosshëm në shkurt

Edhe para se të prezantohet P40, Huawei do të tregojë një version të rishikuar të tij të palosshëm Mate X – në Kongresin Botëror Mobile në Barcelona në fund të shkurtit.