14:08 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Huawei premton telefonin 5G më të fuqishmin në botë, por kush guxon ta blejë

Huawei nga ana tjetër shpreson që telefoni me Android 10 të mund të ketë akses në aplikacionet dhe shërbimet e Googlet.

Huawei do ta promovojë atë që mund të rezultojë telefoni 5G më i fuqishmi në botë të enjten, por fati i pajisjes në Evropë mbetet  i paqartë për shkak të sanksioneve amerikane, të cilat nuk lejojnë softuerët e Googlet, përfshirë Play Store, në telefonët e rinj Huawei.

Gjiganti kinez i telekomunikacionit do të tregojë linjën Mate 30 në Munih – Gjermani dhe është produkti i parë madhor që kompania lançon që prej sanksioneve amerikane.

“Promovimi, do të jetë më i shikuari i të gjitha kohëve”, tha analisti i telekomunikacionit dhe medias në Paolo Pescatore.

Prodhuesi numër 2 i smartfonëve në botë u zu në mes të luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Kompania pret që saksionet amerikane t’i shkaktojnë 10 miliardë dollarë humbje.

Telefoni pritet me dyshime të mëdha nga blerësit të cilët nuk e dinë nëse flagshipi i ardhshëm i kompanisë do të mbështetet nga aplikacionet e Googlet.

Google tha se Mate 30 nuk mund të shitet me aplikacionet e Googlet ku përfshihen Play Store, Gmail dhe Google Maps.

Huawei nga ana tjetër shpreson që telefoni me Android 10 të mund të ketë akses në aplikacionet dhe shërbimet e Googlet.

Pa këto, analistët thonë se asnjë konsumator nuk ka për të blerë telefonin vetëm nëse Huawei gjen një mënyrë për t’i bindur.

Huawei thotë se truri i telefonit, Kirin 990 prezantuar në Berlin në fillim të muajit Shtator, tejkalon çdo procesor Qualcomm dhe telefon 5G të liderit Samsung.

Procesori është ndërtuar jo vetëm për detyrat e zakonshme por edhe për aplikacionet e inteligjencës artificiale të cilat kërkojnë fuqi të lartë.

Analisti Richard Windsor thotë se pamja dhe ndjesia e Mate 30 do të jetë superiore krahasuar me Apple iPhone 11.

Por e mbarë industria është e fokusuar në atë çfarë do të sjellë Mate 30 Pro dhe sesi krahasohet me Galaxy S10 5G që fillon nga 1,299 dollarë dhe iPhone 11 Pro që fillon nga 999 dollarë por pa 5G.