08:01 / E Premte, 23 Tetor 2020

Huawei prezanton telefonët e mrekullueshëm që askush nuk ka për ti blerë

Huawei prezantoi ditën e sotme Mate 40 Pro dhe Pro Plus, flagshipët më të fundit të cilët pasojnë modelet e fillim vitit P40.

Telefonët sjellin debutimin e procesorit Kirin 9000 me teknologjinë 5-nanometër, me ekran 6.76-inç 90Hz OLED dhe karikim wireless 50W.

Edhe pse telefonët Huawei ka qenë thuajse e pamundur të shiten jashtë Kinës për shkak të mungesës së aplikacioneve dhe shërbimeve të Google, flagshipët e fundit P40 Pro dhe P40 Pro Plus kanë shkëlqyer në performancë kamere. Në letër Mate 40 Pro vijon këtë trend.

Mate 40 Pro Plus ka kamër kryesor 50-megapiksel, kamër me kënd super të gjerë (ultrawide) 20-megapiksel, kamër periskop 8-megapiksel me zmadhim optik 10x, dhe kamër telefoto 12-megapiksel me zmadhm optik 3x.

Huawei thotë se telefoni ka ka zmadhim optik 17x. Modeli Mate 40 Pro ka kamër kryesor 50-megapiksel, kamër me kënd super të gjerë 20-megapiksel, kamër periskop me zmadhim 5x.

Në brendësi fshihet çipi Kirin 9000 për të cilin kompania thotë se është i pari në botë me 5G dhe 5-nanometër. Çipi ka tetë bërthama procesorike (CPU) dhe 24 bërthama grafike (GPU). Mate 40 Pro Plus vjen me 12GB RAM dhe 256GB memorie ndërsa Mate 40 Pro 8GB RAM dhe 256GB memorie.

Të dy kanë bateri 4,400 mAh me teknologjinë e karikimit wireless 50W duke rivalizuar Mi 10 Ultra. Gjithashtu kanë karikim me kabëll 66W.

Mate 40 Pro dhe 40 Pro Plus kanë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran i cili në vetvete ka rezolucion 2772×1344 piksel. Janë rezistentë ndaj ujit me certifikimin IP68. Modeli Pro shitet në ngjyrë të zezë, bardhë, argjendtë, verdhë dhe jeshile. Ndërkaq Pro Plus shitet në ngjyrë të bardhë dhe zezë.