23:38 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Huawei: Të gatshëm për një rrjet evropian 5G

Huawei mban një Evropë të fortë dhe të bashkuar dhe për këtë arsye jemi të gatshëm të punojmë me BE-në për të zhvilluar teknologjinë europiane 5G, në mënyrë që kjo të forcojë vlerat europiane dhe të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të BE-së, nga klima tek siguria rrugore, është mesazhi i nisur nga kompania Huawei në Bruksel, me rastin e Ditës së Evropës.

“Teknologjitë e ardhshme të tilla si 5G do të ruajnë më mirë modelin social dhe mënyrën europiane të jetesës”, tha përfaqësuesi i Huawei në BE, Abraham Liu duke bërë një paralelizëm me deklaratën në të cilën Robert Schuman hodhi themelet e unionit.

”Kjo, në fakt, e përgatiti Europën për të ardhmen, ndërsa tani, 69 vjet më vonë, duhen bërë zgjedhje se si të pajtohen vlerat e BE me teknologjitë revolucionare”, theksoi ai.