17:47 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Huawei tregon se sa telefona ka shitur gjatë tërë vitit 2017

Huawei ka shitur 153 milion telefonë përgjatë 2017-ës tha shefi ekzekutiv i kompanisë Ken Hu duke kontribuar në rritjen e të ardhurave me 15%.

Sipas Bloomberg kjo është rritja më e ulët në katër vite megjithatë përfaqëson një statistikë impresionuese.

Kompania vijoi të ruante vendin e tretë si prodhuesi më i madh në botë dhe zënë 10% të tregut.

Strategjia e Huawei duke shitur telefonë me harduer të rangut të lartë dhe me çmime modest duket se ja ka vlejtur.

Por ambicia e kompanisë shkon përtej vendit të tretë. Qartësisht Huawei kërkon të bëhet prodhuesi më i madh në botë i telefonëve dhe për ta arritur këtë duhet të ballafaqohet me Apple dhe Samsung.

Nga ana tjetër po përballet me konkurrencën e ashpër të Oppo, Vivo dhe Xiaomi në Kinë.