07:40 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Hulku do ti japë fund beqarisë, kërkon grua “që mund ta përballojë”

Një burrë që peshon 408 kg njihet si “Hulku” ka deklaruar se është në kërkim të një gruaje.

Ai dëshiron një femër, e cila ka përmasa të ngjashme me të dhe mund ta përballojë. Emri i tij i vërtetë është Arbab Khizer Hayat dhe është 2 metra i gjatë. Ndonëse ka patur shumë oferta, “Hulku” frikësohet se mund ti lëndojë femrat për shkak të peshës.

“Gjatë shtatë viteve të fundit, kam kërkuar dëshpërimisht për dashuri. Kam parë rreth 200-300 femra, por të gjitha kanë peshë mesatare. Unë kam nevojë për një grua të bollshme që të mos e lëndoj. Të gjitha femrat që donin të martoheshin me mua kanë qenë shumë të dobëta”, tha 27-vjeçari për Caters News.

Ai shpjegon se gruaja që kërkon duhet të jetë të paktën 1.95 cm e gjatë dhe rreth 100 kg që të duken mirë bashkë.

Peshëngritësi merr mbi 10,000 kalori në ditë. Në mëngjes, ai ha 36 vezë, nga dreka deri në darkë ha rreth 7 kg mish, përfshirë ushqime të rregullta si gjella, orizi apo buka.

“Nuk kam probleme. Unë jam absolutisht i aftë dhe rehat me peshën time. Por unë duhet të vazhdoj të ushtrohem dhe të ushqehem për t’u bërë një njeri i fortë dhe kampion në botë”, tha Arbab Khizer Hayat.