13:48 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hulumtimi nga Strategy Analytics: ”Huawei” mund ta dominojë tregun e telefonave 5-G

Një hulumtim i fundit nga Strategy Analytics parashikon që shitjet globale të telefonave inteligjentë 5-G do të arrijnë në 160 milionë, vitin e ardhshëm.

Me Kinën e logjistikën e saj 5-G dhe zhvillimin e rrjetit, hulumtimi sugjeron që ”Huawei” është në pozitën më të mirë për të kapur pjesën më të madhe të tregut 5-G në vendin e tyre.

Në mënyrë të konsiderueshme, Kina mban çelësin e vëllimeve 5-G në vitin 2020, thuhet nga kompania hulumtuese.

Studimi zbulon gjithashtu se ”Samsung” aktualisht është “udhëheqësi i padiskutueshëm global 5′-G”, por mban vetëm 1 për qind të tregut kinez të telefonave.

Me një pjesë të tregut prej gati 40 për qind në tremujorin e dytë të vitit, ”Huawei” është në pozitën më të mirë për të zotëruar tregun 5-G në vitin 2020 dhe më gjerë.